Ester Ledecka e Çekisë e ka mbrojtur titullin e saj olimpik në garën e sllallomit paralel në snouboard.
Të martën, Ledecka e fitoi medaljen e artë pasi e mundi austriaken Daniela Ulbing në finale. Ulbing doli e argjendtë ndërsa medaljen e bronztë e fitoi Gloria Kotnik nga Sllovenia.
Pas medaljes së artë në snouboard, Ledecka tani do të kalojë në garat e skijimit në tentim për ta mbrojtur kurorën e saj në Super-G. Para katër vjetësh në LOD “PyeongChang 2018”, Ledecka u bë garuesja e parë që fitoi medalje të artë në dy sporte të ndryshme.
Ajo tani ka rastin ideal për ta përsëritur këtë sukses edhe në Pekin pasi tashmë është stolisur me të artën në snouboard.
Artikuj të ngjashëm
-
Jacobellis fiton medaljen e dytë të artë në Olimpiadë
-
Jacobellis ia siguron të artën e parë SHBA-së në Pekin
-
Sllovakja Vlhova fiton të artën olimpike në sllallom
-
Zoi Sadowski-Synnott ia siguron Zelandës të artën e parë olimpike në Lojërat Dimërore
-
Meillard fiton sllallomin, konfirmon dominimin e Zvicrës në Botëror