Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zoi Sadowski-Synnott ia siguron Zelandës të artën e parë olimpike në Lojërat Dimërore

Zoi sadowski

Zoi Sadowski-Synnott, ka bërë histori, duke u bërë garuesja e parë nga Zelanda e Re që fiton medalje të artë olimpike në Lojërat Dimërore.

Zoi 20-vjeçare fitoi të artën në “Pekin 2022” të dielën në snoubord në disiplinën slopestyle, duke mbledhur në fund 92.88 pikë.

Amerikanja Julia Marino fitoi të argjendtën, ndërsa australianja Tess Coady të bronztën.

Zoi në “Pyeongchang 2018” kishte fituar të bronztën.