Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leclerc në “pole-position” në Baku

Charles Leclerc i Ferrarit do të jetë në “pole-position”. Leclerc doli i pari në sesionin e kualifikimeve në Grand-Prixin e Azerbajxhanit në Baku, para Lewis Hamiltonit dhe Max Verstappenit.

Ai e shënoi kohë më të shpejtë falë edhe një flamuri të kuq të ngritur në momentet vendimtare. Nga vendi i parë do të niset për herën e dytë rresht.

Hamiltoni u këndell pas një jave shumë të vështirë me Mercedesin, derisa Verstappen nuk arriti që të marrë më shumë se një vend të tretë.

Kjo garë që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit, u karakterizua me pesë përplasje dhe me katër ngritje të flamujve të kuq.

Artikuj të ngjashëm