Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leclerc niset nga “pole-position” të dielën

Charles Leclerc do të niset nga “pole-position” në “Grand-Prixin” që mbahet në shtëpinë e vet, pasi i mbylli kualifikimet në vendin e parë në Monaco.

Ngasësi i Ferrarit, që e dominoi tërë garën, përfundoi me 0.225 sekonda para ngasësit tjetër të ekipit, Carlos Sainz.

Sergio Perez doli i treti para ngasësit tjetër të ekipit të Red Bullit, Max Verstappen, që është kampion në fuqi i “Formula 1”.

Gara u karakterizua edhe me përplasje nga disa garues.

Artikuj të ngjashëm