Atalanta ka bërë hap të gabuar në kuadër të xhiros së 23-të të elitës së futbollit të Italisë.
“Ziekaltrit” të dielën janë mposhtur në shtëpi nga Lecce, 2:1.
Lecce me këtë fitore forcohet edhe më shumë në mesin e tabelës.
Assan Ceesay në minutën e katërt realizoi supergol për Leccen.
Ndërkohë, Alexis Blin në minutën e 74-t, e shënoi golin e dytë për vizitorët.
Rasmus Hojlund i vendësve tre minuta para fundit e ngushtoi rezultatin. Por Hojlund dhe bashkëlojtarët e tij nuk arritën të bënin diçka më shumë.
Edhe
Lecce me fitore të madhe në udhëtim tek Atalanta
Berat Gjimshiti e kompletoi ndeshjen tek Atalanta.
Endri Muhameti ishte në bankën rezervë te vendësit, ndërsa Kastriot Dermaku i Lecces vazhdon të jetë i lënduar.
Pas 23 ndeshjeve të zhvilluara, Atalanta ka 41 pikë, ndërsa Lecce ka 27 pikë në vendin e 13-të.