Atalanta ka bërë hap të gabuar në kuadër të xhiros së 23-të të elitës së futbollit të Italisë, Serie A. “Ziekaltrit” të dielën janë mposhtur në shtëpi nga Lecce 2:1. Lecce me këtë fitore forcohet edhe më shumë në mesin e tabelës. Assan Ceesay në minutën e katërt realizoi supergol për Leccen dhe i dha epërsinë e një goli.
Ndërkohë, Alexis Blin në minutën e 74-t, e shënoi golin e dytë për vizitorët. Rasmus Hojlund i vendësve tre minuta para fundit e ngushtoi epërsinë, por ai dhe bashkëlojtarët e tij, nuk arritën të bënin diçka më shumë. Berat Gjimshiti e kompletoi ndeshjen tek Atalanta.
Endri Muhameti ishte në bankën rezervë te vendësit, ndërsa Kastriot Dermaku i Lecces vazhdon të jetë i lënduar. Pas 23 ndeshjeve të zhvilluara, Atalanta ka 41 pikë, ndërsa Lecce ka 27 pikë në vendin e 13-të.