Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjimshiti fiton përballjen me Ramadanin

Berat Gjimshiti me Atalantan ka fituar përballë Lecces së Ylber Ramadanit në ndeshjen e xhiros së 18-të të Serie A që u zhvillua të shtunën.

Atalanta mposhti Leccen me rezultatin 1:0. Golin e fitores e ka shënuar sulmuesi Ademola Lookman, në minutën e 58-të.

Gjimshiti te Atalanta dhe Ramadani te Lecce e kompletuan ndeshjen. Medon Berisha te mysafirët ishte në bankën rezervë.

Atalanta pas 18 ndeshjeve të luajtura ka 29 pikë, kurse Lecce ka nëntë pikë më pak.