Futboll

Tjetër humbje e Ramadanit me Leccen

Ylber Ramadani

Ylber Ramadani me Leccen e kanë pësuar disfatën e tretë radhazi në Serie A.

Lecce të premten mbrëma u mposht 2:1 në shtëpi nga Cagliari.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt të kampionatit italian.

Vendësit kaluan në epërsi në minutën e pestë me golin që e realizoi Tiago Gabriel.

Andrea Belotti i barazoi shifrat në minutën e 33-të.

Italiani Belotti e realizoi edhe golin e fitores për mysafirët në minutën e 71-të.

Ramadani luajti deri në minutën e 73-të te Lecce kurse Medon Berisha ishte në bankën e rezervistëve.

Për Cagliarin ishte fitorja e dytë radhazi. Ka edhe një disfatë dhe një barazim.

Lecce është në pozitën e fundit me vetëm një pikë.

Cagliari e zë vendin e pestë me shtatë pikë.