Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio “vulos” pozitën e dytë me fitoren ndaj Juves

Lazio ka mposhtur Juventusin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të të Serie A, për të “vulosur” pozitën e dytë në tabelë.

Ekipi i Maurizio Sarrit fitoi 2:1 të shtunën në mbrëmje për të lënë Juventusin mbrapa në garën për pozitat që çojnë në Ligën e Kampionëve.

Sergej Milinkoviq-Saviq realizoi golin e epërsisë për Lazion në minutën e 39-të, ndërsa Adrien Rabiot barazoi gjithçka tre minuta më pas. Golin e epërsisë të dytë dhe të fitores për Lazion e shënoi Mattia Zaccagni në minutën e 53-të.

Te Lazio, gjithë ndeshjen u paraqit mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

Lazio zë pozitën e dytë në tabelë me 58 pikë të tubuara pas 29 xhirosh. Napoli tashmë është lider i padiskutueshëm me 74 pikë. Me Lazion në garë për katër pozitat e para, e që çojnë në Ligën e Kampionëve, janë edhe Roma (53 pikë), Milani (52) e Interi (51) aktualisht.

Juventusi është i shtati në tabelë me 44 pikë të tubuara.