Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio synon shitjen e Muriqit dhe Durmishit

Lazio po synon të shesë dy futbollistët shqiptarë, Vedat Muriqin dhe Riza Durmishin.

Mediat italiane kanë njoftuar se krerët e klubit kryeqytetas janë duke punuar të gjejnë skuadra të reja për të dy lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri.

Për Muriqin, Lazio pothuajse ka arritur marrëveshje me Mallorcan, derisa për Durimishin interesim ka shprehur skuadra nga Holanda, Sparta Rotterdam.

Muriqi dhe Durimishi nuk kanë arritur të dëshmojnë veten te ekipi italian.