Skuadra e Lazios është duke pritur oferta për ta shitur Riza Durmishin, kanë raportuar mediumet në Itali dhe Danimarkë. Siç është raportuar të martën, te skuadra italiane nuk e shohin Durmishin si pjesë të klubit dhe se presin oferta gjatë afatit kalimtar të janarit.
27-vjeçari ka luajtur vetëm dhjetë ndeshje gjatë dy sezoneve të fundit. Durtmishi është huazuar dy herë prej se u transferua te Lazio. Një herë luajti te Nice dhe së fundit te Salernitana. Por, te skuadra nga Roma po shpresojnë në shitjen e tij.
Ish-reprezentuesi i Danimarkës me Lazion ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.
Artikuj të ngjashëm