Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio synon Mertensin dhe Bernardeschin

Skuadra e Lazios po synon transferimin e dy futbollistëve, të cilëve në fund të këtij edicioni iu skadon kontrata me ekipet e tyre. “Football-Italia” shkroi të enjten, se drejtuesit e Lazios po planifikojnë së shpejti t’i nisin negociatat me Dries Mertensin dhe Federico Bernardeschin.

Mertens, i cili është pjesë e Napolit ende nuk ka nisur bisedimet me klubin dhe trajneri i Lazios, Maurizio Sarri po insiston në transferimin e tij. Po ashtu, edhe Bernardeschi pritet ta refuzojë ofertën e Juventusit për ta rinovuar kontratën, pasi nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara.

Mertens 34-vjeçar ka nëntë gola të shënuar këtë sezon, ndërsa Bernardeschi 27-vjeçar ka një gol e gjashtë asistime.

Artikuj të ngjashëm