Skuadra e Lazios ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Danilo D’Ambrosio, ka njoftuar të enjten gazetari italian “Gianluca Di Marzio”. Ai ka bërë të ditur se Lazio dhe futbollisti italian tashmë kanë arritur marrëveshje, e cila do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.
34-vjeçari do të firmosë kontratë dyvjeçare me Lazion dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri.
Ai te Lazio do të transferohet si lojtar i lirë, pasi ditë më parë i ka skaduar kontrata me skuadrën e Interit.
D’Ambrosio luajti për nëntë edicione tek Interi, ku në 284 paraqitje në të gjitha garat, pati 21 fola e 20 asistime. Ai mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe si mbrojtës i krahut të djathtë.