Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lazio përforcohet me mbrojtësin Leite

Diogo Leite

Lazio është përforcuar me qendërmbrojtësin portugez, Diogo Leite. 

Klubi italian e ka zyrtarizuar të martën transferimin e Leites. 

27-vjeçari iu bashkua Lazios si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Union Berlinin. 

Portugezi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Lazion, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 

Leite bëhet transferimi i shtatë i kësaj vere për Lazion. 

Te Lazio janë transferuar edhe Davide Frattesi, Andrea Pinamonti, Josip Shutalo, Danilho Doekhi, Alfonso Pedraza dhe Bruno Galassi.

Edhe Leipzigu transferon sulmuesin e Chelseat Futboll Leipzigu transferon sulmuesin e Chelseat

Leite është zhvilluar si futbollist te Porto. 

Nga Porto në vitin 2023 u transferua tek Union Berlini për 7 milionë euro. 

Ai karrierë ka bërë edhe te Braga.