Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lazio e nis edicionin e ri me fitore

Lazio

Lazio e ka nisur edicionin 2026/27 në Serie A me fitore. 

Lazio të hënën në ndeshjen hapëse e mposhti Bolognan me rezultatin 1:0. 

Mesfushori i Italisë, Davide Frattesi, e realizoi golin e fitores për Lazion në minutën e 59-të. 

Ishte gol në debutim për 26-vjeçarin. 

Frattesi iu bashkua Lazios në fillim të këtij muaji nga Interi në formë huazimi deri në përfundim të edicionit. 

Edhe Interi e nis mbrojtjen e titullit ndaj Monzas Futboll Interi e nis mbrojtjen e titullit ndaj Monzas

Lazio edicionin e kaluar e përfundoi kampionatin në pozitën e nëntë me 54 pikë. 

Ndërsa Bologna e përfundoi kampionatin në vendin e tetë me 56 pikë.