Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio kërkon Silvan

Skuadra e Lazios po kërkon me ngulm transferimin e sulmuesit të Benficas, Rafa Silva.

Kështu ka njoftuar të martën “Sportmediaset”. Bëhet e ditur se Lazio është gati të ofrojë rreth 30 milionë euro për ta bindur ekipin portugez në lirimin e 29-vjeçarit.

Tek Lazio po synojnë transferimin e Silvas në afatin kalimtar të janarit, pasi portugezi pëlqehet shumë nga trajneri Maurizio Sarri. Silva ka shkëlqyer këtë edicion te Benfica, ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 5 asistime në të gjitha garat.

Reprezentuesi i Portugalisë iu bashkua Benficas në vitin 2016 nga Braga dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2024.