Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio kërkon 70 milionë euro për Alberton

Krerët e Lazios i kanë caktuar çmimin mesfushorit spanjoll Luis Alberto, i cili pritet të largohet në verë nga ekipi italian ka raportuar të enjten “Il Messaggero”.

Për ta lënë të lirë Alberton këtë verë, Lazio po kërkon hiq më pak se 70 milionë euro. Alberto 28-vjeçar ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025 por ka kërkuar largimin nga klubi për shkak të raporteve jo të mira me drejtuesit e ekipit.

Alberto është pjesë e Lazios prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Liverpooli për katër milionë euro dhe me fanellën e ekipit italian ka regjistruar 170 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 34 gola dhe asistuar 47 herë. Këtë edicion, Alberto ka realizuar tetë gola dhe ka bërë tri asistime në 35 paraqitje