Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio favorit për Bajramin

Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Lazios. Mediumet italiane kanë shkruar të martën se Lazio po insiston në transferimin e Bajramit, i cili është pjesë e Empolit, ekip që edicionin e ri do të luajë në Serie A.

Mësohet se Lazio po shihet si favorit për transferimin e Bajramit, pasi është i gatshëm të ofrojë deri në 12 milionë euro për shërbimet e tij. Bajrami 22-vjeçar ka shkëlqyer edicionin e fundit te Empoli në Serie B dhe ishte njëri prej lojtarëve kryesor që e ndihmoi ekipin të rikthehet në elitën e futbollit italian.

22-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 39 ndeshje për Empolin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Bajrami është pjesë e Empolit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Grasshoppersi.

Artikuj të ngjashëm