Fiorentina ka parakaluar Lazion dhe Sassuolon në garën për transferimin e mesfushorit të Shqipërisë, Nedim Bajramit.
“Sportmediaset” ka shkruar të mërkurën, se Fiorentina është afër marrëveshjes me Empolin për transferimin e Bajramit këtë verë.
Fiorentina ka marrëveshje në parim me Bajramin dhe për kartonin e tij, i ka ofruar Empolit 10 milionë euro.
23-vjeçari ka shkëlqyer sezonin e fundit te Empoli, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Empolin deri në vitin 2024.