Sport

Fiorentina vazhdon interesimin për Bajramin

Nedim Bajrami vazhdon të përcillet nga skuadra e Fiorentinës, ekip i cili i dëshiron me çdo kusht shërbimet e përfaqësuesit të Shqipërisë.

“Sky Italia” ka shkruar të shtunën se Fiorentina në fokus e ka Bajramin, pasi mesfushori me tipare sulmuese pëlqehet shumë edhe nga vetë trajneri Vincenzo Italiano.

Bajrami është pjesë e futbollit italian që prej verës së vitit 2019 kur u huazua fillimisht tek Empoli nga Grasshopperi i Zvicrës.

Ndihmoi skuadrën të ngjitet në Serie A, ndërsa edicionin e kaluar shënoi nëntë gola e pati shtatë asistime në 38 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.