Fiorentina nuk heq dorë nga transferimi i mesfushorit të Shqipërisë, Nedim Bajrami. Bajrami ka treguar paraqitje të mira sezonin 2021/2022 me fanellën e Empolit në Serie A. Interesimi i Fiorentinas është rritur edhe më shumë ditëve të fundit, raporton sajti i afërt me klubin italian “firenzeviola.it” të enjten.
“Bajrami përfaqësohet nga Fali Ramadani dhe në këto orë është në qendër të diskutimeve shumë të thella me drejtuesit e Fiorentinas”, shkruan sajti italian. 23-vjeçari me Empolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Ai pjesë e klubit të Serie A u bë në shtator të vitit 2020. U transferua nga Grasshoppersi i Zvicrës.