Nedim Bajrami ka gjasa të mëdha t’i bashkohet skuadrës tjetër nga Serie A, Sassuolos. Sajti “SassuoloNews” ka shkruar të martën se drejtuesit e Sassuolos kanë nisur negociatat me Empolin për lirimin e Bajramit.
Për 27-vjeçarin, Empoli po kërkon të paktën 12 milionë euro. Është trajneri i Sassuolos, Alessio Dionisi që ka punuar me Bajramin, ai që po synon ta bindë mesfushorin shqiptar t’i bashkohet.
Bajrami 23-vjeçar ka kontratë me Empolin deri në vitin 2024 dhe sezonin e fundit pati paraqitje të mira, ku shënoi nëntë gola dhe asistoi shtatë herë në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm