Lazio dhe Sassuolo synojnë transferimin e Nedim Bajramit nga Empoli gjatë verës së këtij viti, raporton “Tuttosport”.
Lazio pritet të bëjë ofertë më të mirë se Saussolo për ta bindur mesfushorin t’i bashkohet në afatin kalimtar të verës. Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, po kërkon më shumë se 10 milionë euro për Bajramin. Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare, është gati të bëjë një ofertë që mund të jetë e pranueshme për Empolin.
Lazio e sheh Bajramin si një lojtar që do të përshtatej në planet e trajnerit Maurizio Sarri. Bajrami mund të luajë si mesfushor qendror dhe prapa sulmuesve. Bajrami është tek Empoli që prej vitit 2019 dhe ka shënuar 21 gola në 103 ndeshje.