Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio nënkampione e Italisë, Ujkani me paraqitje të rrallë

Lazio e ka përfunduar kampionatin në pozitën e dytë në Serie A. Të dielën mbrëma, Lazio fitoi 2:0 në udhëtim tek Empoli. Ndeshja i takoi xhiros së fundit, të 38-të, të kampionatit italian.

Alessio Romagnoli shënoi për 1:0 në minutën e 48-të, ndërsa Luis Alberto shënoi golin e dytë në minutën e 92-të.

Elseid Hysaj kompletoi ndeshjen te Lazio. Portieri Samir Ujkani u aktivizua në minutën e 84-t tek Empoli dhe pranoi gol nga distanca.

Për Ujkanin ishte paraqitja e parë këtë edicion në Serie A. Në kampionat nuk kishte luajtur që nga 23 maji i vitit 2021.

Lazio është nënkampione e Italisë. Ka përfunduar kampionatin në pozitën e dytë me 74 pikë.

Edhe Fitore e madhe e Romës në derbin e zjarrtë ndaj Lazios Futboll 2 muaj më parë Fitore e madhe e Romës në derbin e zjarrtë ndaj Lazios

Në vend të tretë përfundon Interi me 72 pikë. Lazio nuk ka përfunduar në pozitë më të lartë që nga viti 2000, kur e fitoi titullin e kampionit.

Empoli renditet i 14-ti me 43 pikë.