Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez ka refuzuar kontratën e re që i është ofruar nga Interi, shkruan “Sport”, transmeton Koha.net.
Gjiganti italian është i gatshëm t’i ofrojë argjentinasit kontratë me pagë 4 milionë euro në vit, mirëpo Martinez do të mund të fitonte deri në dhjetë milionë euro në vit nëse transferohet te Barcelona në verë.
Barcelona dëshiron të transferojë Lautaron si zëvendësim për Luis Suarezin. Lautaro Martinez 22-vjeçar ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2023, ndërsa në kontratën e tij figuron klauzola për lirim në vlerë 111 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm