Sulmuesi i Interit dhe Argjentinës, Lautaro Martinez, ka konfirmuar se ka përdorur sërish injeksione për t’i ndaluar dhimbjet në ndeshjen kundër Holandës në Kupën e Botës.
Ai ka theksuar se tani duhet respektuar Kroacinë në gjysmëfinale.
Gjysmëfinalja e Botërorit, Argjentina – Kroacia, luhet të martën.
“Kam përdorur sërish injeksione për t’i ndaluar dhimbjet në nyjën e këmbës. Scaloni dhe bashkëlojtarët e mi më kanë mbështetur gjithmonë. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë kundër Kroacisë, pasi kanë lojtarë shumë me eksperiencë. Luajtën në finale herën e fundit dhe duhet t’i respektojmë”, theksoi Martinez për “Sportitalia” të shtunën.
Lautaro ka 21 gola në 45 ndeshje me Argjentinën, por ende nuk ka realizuar në Kupë të Botës.