Alejandro Camano, menaxheri i sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, ka konfirmuar se klienti i tij është duke vuajtur nga një lëndim.
Lautaro aktualisht është në Katar me Argjentinën por nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit dhe nuk pritet të luajë as ndaj Holandës në çerekfinale.
“Ai ka dhimbje të madhe në nyjën e këmbës së djathtë. Po merr edhe injeksione për të qenë në gjendje të luajë. Lautaro është shumë i fortë, por golat të cilat nuk i shënoi ndaj Arabisë Saudite ishin momente të rënda për të”, ka thënë Camano.