Pas Romelu Lukakut, Interi mund të jetë edhe pa sulmuesin tjetër, Lautaro Martinez, për ndeshjen ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka vënë në dyshim paraqitjet e Lautaros në këtë përballje, që luhet të martën mbrëma në Itali dhe i takon Grupit C të Championsit. Lautaro ka pësuar një dëmtim të muskulit të këmbës në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Romës, të cilën Interi e humbi 2:1.
“Lautaro do të stërvitet me ekipin, por mjekët do ta japin fjalën e fundit. Kështu që, Lautaro dhe Roberto Gagliardini mbeten në dyshim për ndeshjen kundër Barcelonës”, ka thënë Inzaghi të hënën. Po ashtu, Interit në këtë ndeshje i mungon edhe mesfushori Marcelo Brozoviq shkaku i lëndimit.