Ylli i Interit, Lautaro Martinez, tani ka shënuar më shumë gola sesa në edicionin e kaluar, duke treguar qartazi se nuk ka nevojë për Romelu Lukakun si partner në sulm.
“El Toro” shënoi dy gola vendimtar kundër Empolit të premten dhe ndihmoi Interin të fitojë 4:2 me përmbysje të rezultatit.
Lautaro ka 23 gola të shënuar në 46 paraqitje në të gjitha garat. 19 prej tyre i ka realizuar në Serie A.
Shënon gol në çdo 132 minuta.
Lautaro është golashënuesi më i mirë i Interit këtë sezon dhe një prej lojtarëve kryesorë për trajnerin Simone Inzaghi.
Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2026.
Artikuj të ngjashëm