Skenat e rrugëve të vërshuara të Katarit me tifozë të futbollit janë zëvendësuar të hënën me rrugë të zbrazura, ku vizitorët e fundit janë parë duke u larguar me valixhe pas përfundimit të ngjarjes së madhe, raporton agjencia AP.
Katari është zgjuar të hënën, një ditë pas mbylljes së Botërorit të futbollit, me kthim në normalitet. Janë hequr bllokadat e rrugëve, janë hapur rrugët për vetura dhe më nuk ka vullnetarë që drejtojnë njerëzit për në stacion të metros.
Jeta po kthehet siç ishte para Botërorit, që është i pari i organizuar në botën arabe.
Zona e tifozëve të FIFA-s, që kishte mirëpritur mbi 1 milion vizitorë gjatë turneut, është çmontuar.
Kanë mbetur vetëm flamujt e Argjentinës dhe Francës lartë.
-
Egjiptit i bëhet pritje e ngrohtë pas kthimit nga Botërori
-
Pritje e veçantë edhe për lojtarët e Marokut
-
Me një ceremoni impresive, Katari mbyll Botërorin e futbollit
-
Kroatët mbushin sheshin për të pritur futbollistët, ndonëse ata nuk arrijnë edhe tri orë
-
Disa tifozë të Marokut do të mungojnë në ndeshjen jetësore