Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Disa tifozë të Marokut do të mungojnë në ndeshjen jetësore

Tifozët marokenë të futbollit që shpresojnë të marrin pjesë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës që Maroku e luan sot kundër Francës në orën 20:00, janë përballur me fluturime të anuluara dhe bileta të munguara.

Linja ajrore e Marokut, Royal Air Maroc, ka anuluar shtatë fluturime për ditën e mërkurë, duke fajësuar një vendim të marrë nga autoritetet e Katarit.

Ka gjithashtu disa raportime për shumë tifozë të emocionuar që kanë arritur në Katar duke thënë se nuk ka asnjë shenjë të mijëra biletave falas për ndeshjen siç është premtuar nga Federata Marokene e Futbollit.