Federata Marokene e Futbollit ka shpërndarë 13 mijë bileta për tifozët e vet për ndeshjen gjysmëfinale kundër Francës të mërkurën mbrëma.
Maroku është përfaqësuesja e vetme e një vendi afrikan që ka arritur të sigurojë gjysmëfinalen në Botëror.
Në total rreth 20 mijë marokenë pritet të jenë në stadium për t’i përkrahur futbollistët e Marokut.
Përveç biletave falas, Federata ka organizuar edhe 30 fluturime shtesë për në Katar në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund ta përkrahin afrikano-veriorët.
Artikuj të ngjashëm