Lara Gut-Behrami është përfshirë në skuadër për garën e sllallomit të madh që mbahet të shtunën në qytetin e Sllovenisë, Kranjska Gora, pasi është shëruar nga koronavirusi.
30-vjeçarja Gut-Behrami, bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Valon Behrami, doli pozitiv me Covid-19 më 17 dhjetor.
Pasi edhe testi i 27 dhjetorit ishte pozitiv për skitaren zvicerane, pushimi i Gut-Behramit vazhdoi edhe në vitin e ri. Koronavirusi bëri që ajo t’i humb pesë gara në total.
Megjithatë, ajo e ka kaluar këtë sfidë dhe do të garojë në Kupën e Botës në këtë vikend, ka njoftuar Federata Skitare e Zvicrës të premten gjatë ditës.
Artikuj të ngjashëm