Lara Gut-Behrami ka pasur fillim të mirë të stinorit në garat e skijimit.
Pasi fitoi në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo pati sukses edhe në Austri.
Në lëshimin e dytë në sllallom të madh, ajo përfundoi në vendin e dytë, ndërsa u mposht nga Mikaela Shiffrini e SHBA-së, që është prej skitareve më të mira.
Në rast se Gut-Behrami, gruaja e ish-futbollistit Valon Behrami, nuk do të gabonte para fundit të garës, ajo do të kishte 36 fitore në Kupë të Botës.
Gara e radhës për të do të jetë në Kranjska Gora të Sllovenisë në sllallom të madh.
Edhe
Gut-Behrami ka këputur ligamentet por synon të kthehet
“Po shikoj para në vitin 2023. Kisha telashe por deri tani gjithçka është mirë dhe jam e lumtur. Jam me shëndet të mirë”, është shprehur ajo, shkruan “Blick” të premten.
Në shkurtin e vitit të kaluar, Gut-Behrami kishte probleme me pneumoni, ndërsa më pas u infektua edhe me koronavirus.