Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laporta paralajmëron përforcime

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka paralajmëruar të tjera përforcime deri në fund të afatit kalimtar të verës. Në një intervistë për mediumet spanjolle të hënën, Laporta ka thënë se Barça do të forcohet me më shumë se një lojtar.

Laporta me bindje të plotë ka shtuar se drejtori sportiv i klubit, Deco, po punon intensivisht dhe pothuajse ka siguruar përforcimet për trajnerin Xavi Hernandez. Edhe pse nuk i ka zbuluar pozitat apo emrat e lojtarëve, mediumet spanjolle kanë raportuar se bëhet fjalë për dy reprezentuesit e Portugalisë.

Sulmuesin Joao Felix dhe mbrojtësin e krahut, Joao Cancelo. Të dy lojtarët do të huazohen për një vit, nga Atletico Madridi dhe Manchester City.