Hansi Flick është trajner i Barcelonës nga vera e vitit 2024 dhe ishte shumë i suksesshëm deri më tani me klubin katalunjas. Me 11 xhiro deri në fund të edicionit, skuadra “Blaugrana” është në vendin e parë në La Liga, me katër pikë më shumë se Real Madridi.
Në vitin e parë me gjermanin Flick, Barça fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Mbretit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGati dy vjet më parë, drejtuesit e Barcelonës e emëruan ish-përzgjedhësin e Gjermanisë si pasardhës të legjendës Xavi, që kishte periudhë të turbullt si trajner dhe fitoi vetëm një titull të kampionit.
Për më tepër, Barcelona dy herë dështoi të avancoi nga faza grupore e Ligës së Kampionëve nën drejtimi ne Xavit. Megjithatë, ikona e Barcelonës ka dashur ta përfundojë kontratën e tij, që ishte e vlefshme deri në vitin 2025. Klubi kishte vendosur për Flickun.
Gati dy vjet më pas, Xavi ka bërë tjetër sulm ndaj drejtuesve të Barcelonës, duke përfshirë presidentin Joan Laporta.
“Në kohën kur klubi kishte vendosur të më largonte, askush nuk ma thoshte këtë në fytyrë. Dhe drejtuesit kishin bërë biseda të para për kontratën me Flickun”, ka thënë Xavi për gazetën katalunase, La Vanguardia.
Për këtë Flick i kishte kërkuar falje më pas Xavit.
“Klubi i tha atij që të mos më thoshte asgjë. Për këtë arsye ai erdhi në shtëpinë time për të kërkuar falje”, ka vazhduar Xavi.
Sipas tij, raporti me Flickun është i shkëlqyer dhe ata komunikojnë mirë.
“Ne shkëmbejmë vazhdimisht mesazhe”, ka thënë Xavi.
Por ish-trajneri e ka kritikuar ashpër Laportan dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai ka theksuar se Barçës i duhet një ndryshim rrënjësor, sidomos në strukturë dhe profesionalizëm.
“Nuk mund të llogarisim në njerëz që nuk janë të sinqertë”.
Xavi ka shtuar që presidenti po ashtu e ka bllokuar kthimin e Lionel Messit në verën e vitit 2023. Sipas tij, marrëveshja tashmë ishte arritur për këtë nga dy ish-bashkëlojtarët.
“Laporta më tha mjaft qartë se do t’i shpallte luftë Leos nëse ai do të kthehej dhe se nuk mund ta lejonte që kjo të ndodhte. Papritmas Leo ndaloi së përgjigjuri në telefon sepse i kishin thënë se ishte e pamundur”.
Në akuzat e rënda është përgjigjur Laporta.
Ai ka folur për “Marca”.
“Faktet tregojnë se unë kisha të drejtë, pasi me Xavin ne do të vazhdonim të humbnim. E kuptoj që është i lënduar pasi Flick po fiton me disa lojtarë që i kishte ai dhe me të cilët humbte”, ka thënë Laporta.
Sipas tij, qëndrimet e ish-mesfushorit janë përpjekje për të dëmtuar atë në ragën presidenciale, në të cilën Xavi e përkrahë kandidatin tjetër, Victor Font.
“Ai ka lejuar të manipulohet nga Victor Font, që qëndron pas tij dhe dëshiron të njollosë procesin”, ka thënë Laporta.