Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Felix e Cancelo qëndrojnë te Barcelona

Joao Felix dhe Joao Cancelo pritet të qëndrojnë te Barcelona.

Kështu ka thënë presidenti i skuadrës së Barçës, Joan Laporta.

“Mendoj se të dy, Cancelo dhe Felix, do ta vazhdojnë karrierën te Barcelona edhe në edicionin tjetër”, ka thënë Laporta, shkruan të shtunën “Mundo Deportivo”.

Në mënyrë që kjo të jetë e mundshme, që të dyve duhet t’u vazhdohet huazimi.

“Natyrisht se do të bëhet një gjë e tillë, por me mundësi blerjeje në fund”, ka thënë 61-vjeçari.

Felixi është i huazuar nga Atletico Madridi, kurse Cancelo nga Manchester City.

Edhe Cancelo hap rrugën për kalim te Barça Futboll 6 muaj më parë Cancelo hap rrugën për kalim te Barça

“Shpresoj se Atletico nuk do të na shkaktojë ndonjë problem. E njëjta vlen edhe për Manchester Cityn”, është shprehur Laporta.

Cancelo ka zhvilluar 32 ndeshje për Barcelonën dhe ka shënuar katër gola e katër asistime.

Felixi ka nëntë gola e pesë asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat.