Sulmuesi Joao Felix dhe mbrojtësi i krahut, Joao Cancelo, do të jenë pjesë e Barcelonës edhe pas përfundimit të edicionit aktual.
Drejtori sportiv i Barçës, Deco, ka konfirmuar se Felix dhe Cancelo do të mbesin te Barcelona edhe edicionin e ardhshëm, por nuk ka dhënë më shumë detaje shtesë.
Dy futbollistët janë të huazuar te Barcelona në fillim të këtij edicioni, ndërsa klubi spanjoll ka opsionin e blerjes së tyre në verë. Felix është i huazuar nga Atletico Madridi, klub që ka kërkuar 50 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Cancelo nga Manchester City dhe kushton 40 milionë euro.
Të dy futbollistët kanë treguar paraqitje të mira te Barcelona, ku Felix ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 4 asistime, ndërsa Cancelo ka 2 gola e 1 asistim në të gjitha garat. Felix ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2029, ndërsa Cancelo deri në vitin 2027 me Cityn.