Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça nuk do ta blejë Felixin

joao felix

Skuadra e Barcelonës nuk do ta blejë kartonin e sulmuesit të Portugalisë, Joao Felix, ka njoftuar të martën “Mundo Deportivo”.

Bëhet e ditur se drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur mos ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes së Felixit, të cilin e kanë huazuar në fillim të këtij edicioni.

Te Barça kanë dyshime për formën e portugezit, sidomos në javët e fundit ku edhe e ka humbur vendin e titullarit.

Për këtë arsye Barcelona së shpejti do t’i nisë negociatat me Atleticon për ta huazuar Felixin edhe për edicionin e ardhshëm, por pa e përfshirë opsionin e blerjes së tij.

24-vjeçari ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2029, ndërsa këtë edicion ka shënuar gjashtë gola për Barcelonën në të gjitha garat.