Franck Kessie dhe Andreas Christensen, do të jenë dy përforcimet e para të Barcelonës, ka raportuar “AS” të martën.
Presidenti i Barçës, Joan Laporta, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me dy futbollistë për sezonin e ri, një mesfushor dhe një mbrojtës.
Laporta ka bërë të ditur se dy lojtarët do t’i bashkohen Barcelonas si futbollistë të lirë, pasi u skadojnë kontratat në verë.
Ai nuk i ka bërë të ditur emrat e lojtarëve, por mediumet spanjolle kanë shkruar se bëhet fjalë për Kessien dhe Christensenin.
Si Kessiet ashtu edhe Christensenit, u skadojnë kontratat në verë me Milanin, përkatësisht Chelsean.
Të dy lojtarët kanë refuzuar ofertat e klubeve aktuale për rinovimin e kontratës