Mesfushori Franck Kessie e mbrojtësi Andreas Christensen mund të largohen nga Barcelona pa e luajtur asnjë ndeshje zyrtare.
ESPN ka raportuar të mërkurën se nëse Barcelona nuk arrin ta regjistrojë Kessien e Christensenin deri të shtunën, atëherë dy lojtarët mund të largohen falas nga klubi spanjoll.
Të shtunën, Barça luan ndeshjen e parë kundër Rayo Vallecanos dhe klubi ende nuk ka arritur t’i regjistrojë lojtarët për shkak të telasheve financiare.
Si Kessie ashtu edhe Christensen, kanë firmosur kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.