Barcelona në fillim të muajit korrik do të prezantojë dy përforcimet e bëra.
Sipas “Mundo Deportivo”, Franck Kessie dhe Andreas Christensen do të zyrtarizohen te klubi spanjoll.
Të dy lojtarët janë transferuar si futbollistë të lirë te Barça. Kessie u transferua nga Milani derisa Christensen nga Chelsea.
Të dy lojtarët do t’i bashkohen ekipit më 4 korrik në stërvitjet parasezonale.