Ëndrra e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, është trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.
Kështu ka shkruar të premten gjatë ditës gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”.
Trajneri aktual i “blaugranasve”, Ronald Koeman, është në presion të madh.
Vetëm një fitore në pesë ndeshje dhe starti më i dobët në një kampanjë të Ligës së Kampionëve, ka bërë që të mendohet për largimin e tij nga posti i trajnerit të Barcelonës.
Tuchel, megjithatë, ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, ndërsa edicionin e shkuar e fitoi Ligën e Kampionëve.