Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, këmbëngul se skuadra e tij do të vazhdojë me përforcime.
Laporta ka konfirmuar se ata do të kërkojnë përforcime në mbrojtje përpara mbylljes së afatit kalimtar që është deri më 1 shtator. “Ne duam të bëjmë një ekip konkurrues, t’i japim Xavit lojtarë për të pasur një ekip të mirë dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur.
Ëndrra ime është që Barça të bëhet sërish referencë botërore dhe ne po punojmë për të. Nëse ekonomia nuk rimëkëmbet, do të jetë shumë e vështirë. Tani është koha për të punuar në mbrojtje. Xavi na ka fokusuar në një seri lojtarësh dhe shpresoj që katalanasit të mund të gëzojnë më shumë”, deklaroi Laporta.