Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laporta kërkon ulje pagash për futbollistët

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka kërkuar nga futbollistët që të ulin pagat e tyre deri në 50 për qind për të ndihmuar klubin pas krizës financiare nëpër të cilën po kalon.

Sipas të përditshmes “AS”, Laporta do të ketë një takim me futbollistët për të diskutuar mundësin e zvogëlimit të pagave për të ndihmuar ekipin.

Të vetmit lojtarë që nuk janë përfshirë janë nënshkrimet e afatit kalimtar të janarit dhe ata që kanë zgjatur së fundmi marrëveshjet e tyre me klubin spanjoll.