Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laporta paralajmëron kthimin e fuqishëm të Barçës

Joan Laporta është treguar euforik sa i përket të tashmes, e sidomos të ardhmes së Barcelonas.

Presidenti Laporta ka garantuar se Barcelona së shpejti do të rikthehet si në nivelin sportiv, ashtu edhe në atë financiar, i cili do t’i lejojë klubit të bëjë transferime të mëdha, të tilla si të Erling Halaandit.

Këto fjalë, Laporta i ka thënë gjatë prezantimit të Ferran Torresit, i cili është përforcimi i parë i Barcelonas në afatin kalimtar të janarit. Torres iu bashkua Barcelonës nga Manchester City.

“Ne vazhdojmë të jemi referencë në tregut të futbollit. Të gjithë duhet të përgatiten sepse ne jemi kthyer. Ne jemi referencë, dhe shembull është Ferran Torresi”, ka thënë Laporta.

“Ne jemi të kënaqur me ardhjen e Torresit si dhe transferimet tjera që i kemi planifikuar për janar, të cilat do t’i zyrtarizojmë së shpejti”.

Artikuj të ngjashëm