Trajneri i Evertonit, Frank Lampard e ka thyer dorën gjatë festimit të golit të Alex Iwobit, i cili ia siguroi fitoren ekipit të tij të enjten mbrëma. Iwobi shënoi në minutën e 99-të për fitoren e Evertonit 1:0 ndaj Newcastle Unitedit.
Me këtë fitore, Evertoni është larguar nga zona e rënies në Premier League për tri pikë.
“E kam thyer dorën time gjatë festimit, por nuk më intereson kjo për shkak se fituam një ndeshje shumë të rëndësishme për ne. I kemi edhe 11 finale tjera dhe shpresoj që së bashku t’ia dalim mbanë. Kemi pritur shumë për një fitore dhe e gjithë festa e çmendur ia vlejti”, ka thënë Lampard.
Për Evertonin, kjo ishte vetëm fitorja e dytë në 12 ndeshjet e fundit në Premier League.