Manchester United ka shënuar fitore të thellë të dielën në udhëtim. Unitedi mposhti Evertonin me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje e zhvilluar të dielën i takoi javës së 13-të të Premier Leagues së Anglisë. Serinë e golave e hapi Alejandro Garnacho. Ai në minutën e tretë realizoi një supergol.
Marcus Rashford në minutën e 56-të nga penalltia ngriti epërsinë në 2:0, derisa fitoren e vulosi anthony Martial me golin e realizuar në minutën e 75-të. Unitedi është në vendin e gjashtë me 24 pikë, kurse Evertoni në vendin e parafundit (19) me vetëm katër pikë.