Newcastle United ka marrë fitore të madhe në garën për të siguruar Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër. Newcastle të enjten mbrëma mposhti thellë 4:1 në udhëtim Evertonin, që vazhdon të mbetet në zonën që dërgon një rang më poshtë në futbollin anglez. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 33-të të Premier Leagues.
Serinë e golave në “Goodison Park” e hapi Callum Wilson në minutën e 28-të. Joelinton në minutën e 72-të shënoi për 0:2, kurse Wilson shënoi edhe një tjetër gol për 3:0 në minutën e 75-të. Wilson ka 12-të gola për Newcastlen në këtë sezon të Premier Leagues.
Dwight McNeil ngushtoi epërsinë 10-të minuta para fundit. Gëzimi i vendësve zgjati fare pak, pasi një minutë më vonë, Jacob Murphy realizoi për rezultatin final të takimit 4:1. Newcastle ka 62 pikë, kurse Evertoni në pozitën e parafundit ka 28 pikë.