Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lakersi afër eliminimit nga plejofi i NBA-së

Kampioni në fuqi i NBA-së, La Lakersi është afër eliminimit nga plejofi. Lakersi të martën mbrëma pësoi thellë 115:85 në udhëtim ndaj Phoenix Suns.

Phoenixi ka marrë epërsinë në 3:2 në serinë e raundit të parë të plejofit, ndërsa është vetëm një fitore larg që të kalojë tutje. Nëse ndodh kjo atëherë do të bëhet ekipi i parë që ka eliminuar LeBron Jamesi në rrethin e parë të plejofit të NBA-së.

“Asnjëri nuk është i frikësuar momentalisht në skuadrën tonë. Ne të gjithë jemi optimistë”, ka thënë fundori i Phoenixit, Devin Booker.

Sunsi triumfoi në Los Angeles të dielën duke barazuar rezultatin e serisë në 2:2. Në atë ndeshje Lakersi e humbi qendrën Anthony Lakers, i cili u lëndua.

Të martën mbrëma Phoenixi dominoi sërish dhe ishte 30 pikë epërsi në pjesën e parë, që ishte disvantazhi më i madh i Lakersit në një ndeshje pas pjesës së parë në 25 vjetët e fundit.

Booker shënoi 30 pikë, ndërsa Phoenixi realizoi 14 trepikësha gjatë ndeshjes dhe humbi vetëm katër topa.

Edhe Phoenixi eliminon LA Lakersat Sport Phoenixi eliminon LA Lakersat

Lajmi i vetëm i keq për Phoenixin, Chris Paul mori një goditje në shpatullën e djathtë të lënduar dhe nuk u kthye më në ndeshje.

LeBron James realizoi 24 pikë, 17 prej tyre në çerekun e tretë, por nuk arriti të ndihmonte skuadrën ta evitonte humbjen.